Lajme

Kjo është metoda përmes të cilës IHMK parashikon reshjet dhe vërshimet (VIDEO)

Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar në Kanal10 për vërshimet që ditëve të fundit preken disa zona në vend.

Expose ka vizituar Institutin Hidrometorologjik të Kosovës, i cili kishte lëshuar njoftim dy ditë më herët se Kosova do të përballej me vërshime në disa zona.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të këtij institute Agron Shala, ka shpjeguar për Expose metodën përmes të cilës arrijnë të bëjnë parashikimin e motit dhe vërshimet.

Rreziku më madh për vërshime, evidentohet në momentin kur vërhet se intensiteti i reshjeve është duke shkuar në rritje, dhe në momentin kur kuptohet se sasia e tyre ka shkuar në 30L për metër katror, largohet çdo dilemë se përmbytjet janë afër.

Përveç parashikimit të motit, në Institutin Hidrometorologjik të Kosovës bëhen edhe analiza të ujit, përmes laboratorit, ku duket se nuk mungon asgjë për nga teknologjia, përveç pjesës humane, ku kapacitetet vlerësohen jashtëzakonisht të vogla.

Aktualisht i gjithë stafi i këtij instituti përbëhet nga 13 persona, përdallim nga vendet në rajon ku janë të punësuar qindra persona, në një institut si ky.