Lajme

Kjo është gruaja që po dyshohet se la një çantë në vendin ku ndodhi shpërthimi

Gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi në një rrugë të frekuentuar këmbësore në qendër të Stambollit, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Presidenti Erdogan e përshkroi shpërthimin e së dielës si një sulm dhe u zotua të identifikojë ata që janë përgjegjës për të. Ai tha se kombi turk nuk do të përkulet para terrorizmit.

Të plagosurit tanë u transferuan me shpejtësi në spitalet përreth. Njësitët përkatëse të shtetit tonë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar autorët e këtij sulmi dhe vendet e grumbullimit. Përpjekjet për të marrë nën kontroll Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit janë ende, por nuk do t’ia arrijnë këti qëllimi. Kombi ynë le të ndjehet i sigurt sepse të gjitha elementet para dhe prapa incidentit në rrugën Istikbal do të zbulohen dhe autorët do të dënohen ashtu siç e meritojnë”,tha ai, raporton Anadolu.

Kurse sa i përket numrit të viktimave, Erdogan tha se numrin e fundit të cilin kanë marrë nga të dhënat është gjashtë të vdekur, katër prej tyre në vendngjarje ndërsa dy të tjerë në spitale.

“Numri i të plagosurve është 53. Shifra të tjera mund të vijnë, por kjo është shifra që kemi marrë nga guvernatori ynë”,shtoi ai.

I pyetur nëse ky sulm ka lidhje me sulmet terroriste, Erdogan tha se mund të jetë gabim por mendon se ky sigurisht se ishte sulm terrorist.

“Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhdojnë”, shtoi ai.

Jo zyrtarisht, mediat turke po publikojnë dhe një fotografi te një gruaje që po dyshohet se la një çantë në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Fotografia e parë e gruas që dyshohet se vendosi pakon me bombë në buzë të vazos së luleve para shpërthimit.