Kjo është 57-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës, vëllai e gjeti të varur në oborrin e shtëpisë
Fakton.info pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Resinovc të Lipjanit, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.
Sinjali mëson se viktima është Kimete Sinani, 57-vjeçare.
Pas thirrjes për ndihmë, ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se Kimetja ka ndërruar jetë.
Bazuar në dëshminë e vëllait të viktimës dhënë organeve të hetuesisë, motra e tij kishte kryer vetëvrasje duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë së tyre në Resinovc.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe njësitë tjera relevante dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.