Lajme

Kjo është 26-vjeçarja nga Skenderaj që vdiq pasi dyshohet se pësoi sulm kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 26-vjeçare nga Skenderaj, ka pësuar sulm kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

E reja që ka ndërruar jetë është Shemsije Asllani – Xani, ndërsa vdekja e 26-vjeçares është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ishte dërguar në IML për obduksion.

Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se ceremonia e varrimit mbahet sot.

“Të nderuar familjarë, miq, vëllezër dhe motra, ju njoftojmë se varrimi i bashkëshortes time Shemsije Asllani – Xani do të bëhet sot ( e hënë) me datë: 31.07.2023 në ora 19:00 të mbrëmjes