Lajme

Kjo është 24-vjeçarja që vdiq në aksident trafiku, ishte kthyer për të festuar Vitin e Ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Zëmblak të Devollit.

Siç raporton TCH, 24-vjeçarja, Zoi Ksilla, ndërroi jetë pasi u përfshi në një aksident, teksa ishte duke udhëtuar si pasagjere.

Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani mësohet se automjeti është përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.

Goditja ka qenë aq e fortë sa fatkeqësisht ka rezultuar fatale për 24-vjeçaren e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Mësohet se e reja ishte kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.