“Kishte dal për të blerë gjëra ushqimore”, dalin detaje të reja nga vrasja makabre në Gjinokologji
Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.
Policia ka konfirmuar rastin- sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë kane treguar se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.
Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit.
Sipas ketyre burimeve ajo kishte dalur deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për të blerë gjëra ushqimore.
Aty e kishte takuar ish-bashkëshortin e saj i cili e vrau me armë zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.