Lajme

Këta janë vëllezërit biznesmenë nga Ferizaj që shteti ua bastisi auto sallonin milionësh

Një aksion është duke u zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa lokacione të ndryshme që ndërlidhen me rastin “Brezovica”. Kryesisht bastisja është duke u zhvilluar në rrethinën e Ferizajt. Gazeta Insajderi mëson se bizneset e dy biznesmenëve, Besnik e Leutrim Salihu janë cak i këtij aksioni.

Sipas burimit, bastisja është bërë në “Auto Sallonin Besa” që është në pronësi të dy vëllezërve, Besnik Salihu dhe Leutrim Salihu.

Leutrim Salihu
Sipas të dhënave nga ARBK, pronarët e sallonit “Besa” është Besnik Salihu bashkë më valluan e tij Leutrim Salihu.

Gazeta ka siguruar edhe foto nga vendi ku po bastiset.

Lidhur me bastisjen, Gazeta ka kontaktuar edhe Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt. Sipas tij, bastisja është duke u kryer në 21 autosallone, shtëpi dhe lokale të ndryshme.

“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”, tha ai.

Po ashtu Insajderi raportoi më herët edhe për një tjetër sallon të bastisur. Ai gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çakllavicë.

Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi