“Këta janë nxënësit që e ngelën Kosovën në testin PISA”
Anëtari i Partisë Socialedemokrate, Nol Nushi ka ironizuar me Qeverinë Kurti pas publikimit të rezultateve për testin PISA, ku Kosova është ranguar më dobët se vitin 2014 e 2018, shkruan Insajderi.
Nushi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fotografi të një vizite që kryeministri Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin e kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë zhvilluar në një shkollë.
Duke ironizuar me rezultatin ai ka shkruar “EKSKLUSIVE 👇 Këta janë nxënësit që e ngelën Kosovën në testin PISA. Turp!”, shkroi ai në Facebook .
Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.
Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.
Rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar të martën, ndërsa u prezantuan nga Ministria e Arsimit në një konferencë për media.
Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tha se rezultatet kanë qenë të pritshme.