Këta janë gjashtë të arrestuarit pas vdekjes së punëtorit 18-vjeçar në Prizren
Para rreth një jave, një punëtor 18-vjeçar në Prizren, Astrit Krasniqi, humbi jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që pësoi në vendin e tij të punës. Lidhur me këtë rast, gjatë ditës së djeshme janë ndaluar gjashtë mbikëqyrës e punëtorë të dy kompanive.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gjashtë të dyshuarit janë:
Hilmi Krasniqi,
Skender Krasniqi,
Drilon Krasniqi,
Cane Krasniqi.
Namik Gashi dhe
Armend Thaqi.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Të dyshuarit kanë qenë përgjegjës për sigurimin e punimeve dhe vendit të punës, ku gjeti vdekjen i riu.
Lajmin për ndalimin e tyre e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.
“Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë.”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.