Lajme

Këta janë dy të dyshuarit për plagosjen e dy vëllezërve Veliu

Dy vëllezërit N. Dhe L. Veliu në Rahovec, pasditen e së martës i zuri një sherr, i cili mund të përfundonte edhe me fatalitet. Ata pas një zënke verbale u plagosën me armë zjarri dhe si pasojë u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa të dyshuarit u dorëzuan në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Enver Sylka [62-vjeçar] dhe Emir Sylka [36-vjeçar].

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve, e që më pas situata kishte eskaluar kur Emiri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Veliu.

Nga Policia në Gjakovë thanë të martën për Sinjalin se janë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku janë sekuestruar gjashtë armë zjarri dhe municion.

Ndërkohë dy viktimat po trajtohen në spital, ku sipas burimeve të Sinjalit, njëri nga ta është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me urdhër tw prokurorit, ndaj viktimave është iniciuar rasti për veprën penale ‘Tentim vrasje’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të prerë nga gjykata.