Lajme

Këta janë dy djemtë e familjes Rrahimi që dyshohen për vrasjen në tentativë në Podujevë, njëri nga ta bie në prangat e Policisë

Pasditen e së shtunës, Gazeta Sinjali raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku një person i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Të dyshuar për këtë vepër penale, janë dy persona të së njëjtës familje, të cilët janë arratisur nga vendi i ngjarjes menjëherë pas kryerjes së veprës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arton dhe Vlerëson Rrahimi.

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin, Arton Rrahimi, i cili ka dorëzuar një armë zjarri me karikator dhe fishekë.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër, Vlerësoni, ndodhet ende në arrati dhe po vazhdojnë hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Kujtojmë se me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.

Detajet për ngjarjen e rëndë, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.