Kërcet grushti: I dyshuari sulmon 31-vjeçarin që pyeti klienten “A njihemi”
Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ku viktima teksa po qëndronte në një piceri në rrugën ‘Nënë Tereza’, ka pyetur një kliente se a njihen bashkë, për shkak se ajo i ishte dukur e njohur.
I gjithë sherri dyshohet të ketë ndodhur për një fjalë goje, pasi një person i panjohur për viktimën kishte dalë nga vetura ku ka hyrë vajza dhe më pas e ka sulmuar duke e goditur me shuplaka.
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia, është arritur që të identifikohet i dyshuari dhe i njëjti është ftuar që të paraqitet në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 37-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.