Lajme

Kërcet dajaku në Restorant Tropikana në Deçan, klienti rrah dhe kërcënon kamarierin: Kam me ta q* dhe me ta vra nanën

Përleshjet, konfrontimet e mosmarrëveshjet e ndryshme në kafeteri e restorante në vendin tonë janë mjaft të shpeshta. Në të shumtën e rasteve përfshihen klientët, por ndodhë që edhe këta të fundit të kapen me punëtorët e këtyre bizneseve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Restorantin Tropikana në fshatin Isniq të Deçanit, ku një kamarier është sulmuar dhe kërcënuar nga një klient, gjatë orarit të punës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur sot paradite, kur i dyshuari Xh.Sh., po dyshohet se fillimisht ishte kapur me viktimën, të cilin e ka ofenduar e provokuar dhe në fund e ka rrahur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën, duke e paralajmëruar se do ta pësojë nëna e tij. “Kam me ta q* nanën edhe me ta vra”, ishin fjalët e të dyshuarit, thonë burimet e Sinjalit.

Posa rasti është raportuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprat për të cilat dyshuar.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe inicimin e rasteve për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.