Kaplohet nga zjarri vetura e mërgimtarit, dëmi mbi 44 mijë euro
Një zjarr i madh e ka kapluar sot një veturë në Grazhdanik të Prizrenit. Incidenti ndodhi teksa shoferi ishte në lëvizje, kur papritmas pa tymin dhe u ndal për ta shikuar problemin, por fatkeqësisht automjeti iu dogj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se pronari i veturës është një mërgimtar.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se sipas pronarit vlera e veturës është 43 mijë franga (mbi 44 mijë euro).
“Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se përderisa ishte duke ngarë Automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij ku ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment Automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dale policia dhe n zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasojë zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se demi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti “Incident zjarri”.