Kanali i ujit ende duke rrjedhur – kamionë dhe dhjetëra vetura të KFOR’it shihen në hyrje të Zubin Potokut
Situata në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth po monitorohet nga KFOR-i hungarez, EULEX-i e karabinierët italianë, pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër Lepencit, raporton Express.
Dhjetëra vetura të KFOR-it e disa kamionë janë vendosur në hyrje të Zubin Potokut, prej ku po monitorojnë situatën nga afër.
Në pamjet e publikuara nga RTK, shihet se uji vazhdon të rrjedhë përtej kanalit, si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i mbrëmshëm.
KFOR-i hungarez, EULEX-i, Carabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth.
📷Edina Avdiu/RTK