Lajme

‘Ka shpenzu deri në 5.7 milionë euro në propagandë’: Ky është programi që përdor VV për komente propaganduese në Facebook

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka prezantuar një sistem softuerik për krijimin e ‘botsave’ që krijon miliona komente në Facebook, që sipas tij të njëjtin program e përdorë Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Në Debat Plus, Mehmetaj tha se LVV e ka të angazhuar një kompani izraelite dhe sipas tij LVV shpenzon rreth 5.7 milionë euro në propagandë.

“Sipas parashikimeve të një kompanie që e ka bërë vlerësimin e investimit propagandistik online të Vetëvendosjes, janë të investuara diku rreth 5.6 deri 5.7 milionë euro”, tha Mehmetaj.

Tutje në emision Mehmetaj prezantoi se si punon ky program për propagandë në rrjete sociale.

Ai tha se aty vendoset emri i personit që dëshiron të komentohet dhe fjalët kyçe, psh: “Dibran Hoxha kriminel, Dibran Hoxha i poshtër”. Në program vendosen datat se nga cila datë deri në cilën datë, këta ‘botsa’ të jenë më aktiv.

“Përmes inteligjencës artificiale, botast luajnë me këto fjalë edhe komenton vazhdimisht”, tha Mehmetaj.