Lajme

“Ka humbur shumë peshë”, babai i Thaçit tregon gjendjen e ish-presidentit

Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ka folur për gjendjen e ish-presidentit në Hagë.

Ai ka treguar se Thaçi është dobësuar shumë.

“Ka hup shumë peshë atje në Hagë, kur e kam dojka me ma përhumb thojke që po bën aktvitete sportive atje shumë”, tha ai në Kanal 10.


Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi po qëndron në paraburgim në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë.