Lajme

Jep dorëheqje ushtari i FSK-së, thotë se do të filloj një rrugëtim të ri

Kumanovë Shala ka dhënë dorëheqje nga ushtria e Kosovës, FSK-ja.

Ai ka dhënë disa nga arsyet e dorëheqjes pas tri viteve.

“Sot me daten 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut”, është shprehur ai.

Tutje, Shala ka theksuar se “sa herë që Atdheu ka nevoje për të, ai do te jetë aty duke e mbrojtur me mish e gjak.

“… fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire. Rroga pastaj është tepër e vogël”, ka thënë ai për Indeksonline.