Lajme

Jep dorëheqje nga bordi anëtari serb

Anëtari serb i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës- RTK, Ivan Raduloviq, të hënën ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Dorëheqjen e Raduloviq është konfirmuar sot nga kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

“Po, anëtari i Bordit të RTK-se z. Ivan Radulovic, dje më ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit, siç ka thënë ai për arsye personale”, ka thënë Boletini për media.

Dorëheqja e anëtarit serb nga RTK-ja ka ardhur pas dorëheqjes së prokurorëve, gjyqtarëve, policëve, ministrave, deputetëve e asamblistëve serbë nga institucionet e Kosovës.