Lajme

“Janë familjarë mes vete, vetëm ata i ka goditë rrufeja”, dëshmitari tregoni se si ndodhi ngjarja në Prevallë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prevallë.

Pesë persona janë goditur nga rrufeja. Ku njëra nga të lënduarit ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se “Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Viktima është grua rreth moshës 64 vjeçare nga Ferizaj. Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

Një qytetarë ka rrëfyer për Insajderin se si ka ndodhur ngjarja.

“Ka fillu me ra shi. Ata kanë qenë nën lis. Aty ka ra rrufeja. Dikush e ka thirrë urgjencen. Menjëherë ka ardhë edhe ushtria jonë. Kam dëgju të tjerë duke thanë se të lënduarit janë familjarë mes vete”, ka thënë ai.