“Jam pendu te Allahu”, flet deputeti që u zu duke luajtur bastore në seancë
Gjatë seancës së Kuvendit të datës 26 tetor të këtij viti deputeti nga komunitetet pakicë, Erxhan Galushi, ka luajtur bastore në seancë dhe në të njëjtën kohë ka votuar.
Pas kësaj ngjarje, deputeti Galushi në një intervistë të fundit në emisionin RTI ka thënë se është penduar që ka luajtur bastore.
“Nuk ka qenë ashtu siç është dok, nuk ka qenë as ndeshja ime fare por ishte prej një bisedes ku më së shumti më vjen keq që për herë të parë e kom hap dhe më ka shku mendja me hap atë sistem të tillë që është online dhe menjëherë më ka kap kamera që nuk më ka ardhur aspak mirë por ajo që ka ndodh më ka bërë që menjëherë të pendohem më së pari të Allahu që kurrë më asnjëherë në jetë nuk e hap atë sistem se sa për njerëz une e di që mund të flasin diskutime të ndryshme por ajo çka më ka bërë shumë të fortë më kanë telefonuar me qindra njerëz, miqtë e mi të cilët as nuk i kam imagjinuar që munden mem thirr që më kanë thënë ne të njohim ty e dijmë mirë për ty edhe mos ia vno veshin fort se e dim që ti je djalë sfidues edhe ti i del ballë kësaj sfide por i falendëroj këto telefonata”, tha Galushi.
Më tutje Galushi tha se është betuar se atë sistem nuk do e hap kurrë.
“E di që pas gjithë asaj që më ka ndodh jam pendu shumë sepse nuk ka qenë as pjesë e imja as lojë e imja por ndodhi, kur ndodhin është e kot me i arsyetu sepse është bë shumë e madhe dhe shumë virale por ajo çka është e pastër me mua dhe ndërgjegjën time është se unë jam betu para Allahut që atë sistem nuk e hap më kurrë”, u shpreh Galushi.
Rikujtojmë se aktiviteti i bastorëve është i ndalur që disa vite në Kosovë.