Lajme

Ja çfarë kishin me vete policët kosovarë momentin e arrestimit nga autoritetet serbe

Tre policë kosovarë janë arrestuar nga autoritetet serbe.

Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe shihen policët e shtrirë në tokë të lidhur dhe me sy të mbyllur, përcjell Insajderi.org

Policët shihen se ishin të pajisur me armë, pajisje vëzhgimi, radiolidhje dhe harta.

Mediat serbe raportojnë se policët janë arrestuar në Serbinë qendrore, ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se arrestimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës. /Insajderi.org