“Iu hap dera e veturës dhe dikush nga kalimtarët ia ka ofruar një litar”- Detaje se si shpëtoi mrekullisht Shkelqim Pacolli
Xhavit Visoka rrëfen se Shkëlqimit iu ka hapur dera e veturës në lumë, më pas dikush nga kalimtarët ia ka ofruar një litar dhe ka arritur të dalë nga lumi. Kurse vetura ku ishin prindërit e tij dhe vëllai vazhdonte të zhytej në ujë.
“Shkëlqimi tha na ka rrokë një kerr mrapa, por defakto anash…Jena ra tha në lumë por u rrotullu kerri me katër rrotat nalt, jena ra tha në lum, e kur jena ra në lum tha mu ka çel dera dhe jam dal. Kerri u shku tu u rrotullu anash, do djem tha ma kanë gju një litar më kanë nxjerrë jashtë, edhe ka ditë not”, tha daja i Shkëlqimit, Xhavit Visoka.
LEXO EDHE: Lumi Lepenc tragjik për kosovarët, të dielën u gjetën trupat e 3 kosovarëve – pesë vjet më parë vdiqën tragjikisht dy policë
Lajmin për tragjedinë në Lepenc ia kishte treguar vetë Shkëlqimi dajës së tij.
“Nipi ka telefonu vëllain në Facebook”, tha Visoka.
Gjithashtu, Visoka falënderoi bashkëkombasit në Shkup për ndihëm e ofruar, ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla dhe FSK-në e policinë.
“Duhet me cekë, jam i befasur me bashkëkombasit tonë në Shkup, 24 orë nuk janë largu kurrë nga ne. Na ofruan edhe një hotel, pronari i hotelit “Smira” – ceke të lutëm. Ai tha krejt gratis i keni derisa të kryhet rasti”…Prej Qeverisë, kur e kam telefonu ministrin Sveçla para meje ka arritë te vendi dhe deri në orën 05:20 ka nejt te krahu im pa ma lëshu dorën…Ka thirrë shptërimtarët, policinë dhe kanë mbërri me drona me zhytësa. Kanë punu kurrë pa ndal, respekt për FSK dhe njësinë Speciale të Kosovës”, u shpreh ai.
Trupat e pajetë nuk kanë arritur akoma në Kosovë, ndërsa lamtumira e funit pritet t’u jepet atyre nesër rreth orës 14-15.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka njoftuar të dielën se pas më shumë se 24-orëve në kërkim në lumin Lepenc janë gjetur tre personat e vdekur, pas aksidentit të trafikut nga dita e djeshme në rrugën Shkup- Pikëkalimi Kufitar “Bllacë”.
Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar shoferi me inicialet B.B., i automjetit “Touran”.
“Është gjetur edhe automjeti “bmë” me të cilin ata kanë qarkulluar. Siç informuam më herët, në bazë të urdhërit të Prokurorit Publik, shoferi i automjetit “folksëagen touran” B.B. është privuar nga liria dhe është në mbajtje për procedurë të mëtejme”./Express