Lajme

“Ishte e mbuluar në gjak”, Shefi i Urgjencës jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Pak më parë Fakton ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.

Lidhur me ngjarjen e rëndë për Gazetën Sinjali ka folur shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, i cili ka dhënë detaje se si është gjetur viktima.

Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një grua të moshës 25-30 vjeç, e cila u gjet në korridorin e katit të dytë të banesës dhe ajo ishte e mbuluar në gjak.

Sipas tij, nuk janë gjetur plagë të cilat mund t’i jenë shkaktuar nga plumbi.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Sinjalin.

Ndryshe rastin e ka konstatuar edhe Policia e Kosoëvs, të cilët kanë bërë me dije se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.