Lajme

Inspektorati i Punës i vendos shiritat kompanisë ndërtimore Ilea Group në Skenderaj, shkak parregullsitë

Kompania Ilea Group është duke e ndërtuar një objekt banesor në Skenderaj, por punët aty po zhvillohet jashtë procedurave të parapara, duke mos u zbatuar normat ligjore për siguri në punë.

Sot, Inspektorati i Punës ka dalë në terren dhe ka konstatuar shumë parregullsi.

Veriu.info mëson se punët në ndërtesën e Ilea Group po kryhen pa skele në gjithë objektin, por çuditërisht vetëm në katin e fundit, gjë e cila e rrezikon sigurinë e punëtorëve.

Po ashtu u konstatua se për punëtorët ekziston edhe një rrezik i madh, pasi që kompania ndërtuese i ka lënë të hapura hapësirat e ashensorëve.

Si pasojë e gjetjes së këtyre shkeljeve, punimet janë ndaluar nga Inspektorati i Punës për rajonin e Mitrovicës,

Ndryshe, mungesa e kushteve të punës dhe mos siguria në punë në sektorin e ndërtimtarisë shpeshherë del të jetë fatale për punëtorët e këtij sektori. Vetëm gjatë vitit 2022 në Kosovë, 15 persona në sektorin e ndërtimtarisë kanë humbur jetën në vendin e punës