IHK del me paralajmërim urgjent: Ka mundësi për vërshime të shpejta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë te dielen me një paralajmrim që sipas parashikimeve të fundit, mund të ketë vërshime të shpejta.
Fillimi i mundshëm “i ngjarjes”, siç kanë thënë ata, është më 25 mars nga ora 00:00.
Informimi i plotë:
Regjion(et) : Prishtinë
Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të
përmbytjeve 5-vjeçare: 35 %
Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të
përmbytjeve 20-vjeçare: 15 %
INFORMACION SHTESE:
Zona e prekur e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve: Shumë e lartë: 6 km²,
E lartë: 72 km², E moderuar: 31 km²
Vërejtje: Krijimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik/Hidrologjik, bazohet në produktet profesionale të çertifikuara prognostike të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit ECMËF, ICON – Shërbimi kombëtar gjerman i motit DËD, Systemi Evropian i Parashikimit të motit.Copernicus EFAS.