Ia mori jetën gruas dhe djalit, e më pas vetes – krejt çka dihet për ngjarjen e rëndë në Lipjan/ Pamje nga vendi i krimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten.
Gazetari i ATV-së, Armand Hoti, nga vendi i ngjarjes e ka konfirmuar këtë, ku ka zbuluar se vrasja e trefishtë ka ndodhur në familjen Bekteshi.
“Jemi në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit ku rreth orës 16:30 të ditës së sotme, këtu ka ndodhur një vrasje e trefishtë, ku janë të përfshirë tre anëtarë të familjes së njëjtë, fjala është për anëtarët e familjes Bekteshi. Momentalisht ne nuk kemi mundur t’i afrohemi vendit të ngjarjes”, tregon gazetari Hoti.
Ai njofton se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe prokurori i rastit, ndërsa policia ka vendosur vetura në të dy anët e rrugës duke bllokuar hyrjen e mediave në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.
Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku se pse ka ardhur deri te kjo vrasje.
Ndiqni video nga minuta 12:50