Kryesore

Ia mësyu një gruaje për ta dhunuar, e pëson keq burri nga Prishtina, përfundon në polici

Një rast tentim dhunimi ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se viktima kishte rezistuar duke i shpëtuar kështu dhunimit.

I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.