“Ia fike derën nanës e babës përgjithmonë”, Postimi prekës i motrës së 23-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Itali
Një aksident i rëndë në trafik që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Itali, la të vdekur 23-vjeçarin shqiptar, Arnold Selishta, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar motra e të ndjerit, e cila ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook.
“E mor Nold zemra motres , ca na bane keshtu. Ti ishe ma i miri. Un gjithmone thoja si na dole ti keshtu kaq i dashtum, kaq i respektushem Si te ishe rrit n mes nesh Ja fike deren nanes e babes tan pergjithmone Zemrat na i ke thy te gjitheve ne kete dit Kurr s do te te harrojm kurre”, shkroi ajo.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, në veturën që u kthye përmbys dhe përfundoi në shinat e trenit, ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.