I vetëvrari në Prishtinë është djali i një polici, kjo është vetura ku dyshohet se kreu aktin
Një person i moshës 28-vjeçare ka kryer vetëvrasje sonte në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është djali i një polici.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, derisa thonë se trupi i pajetë u gjet në një veturë.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline