KryesoreLajme

I shpoi me thikë gomat e veturave të Policisë, kapet pas disa orësh

Dëmtoi gomat e dy veturave zyrtare, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, nën dyshimin se ka dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:43, ndërsa i dyshuari është arrestuar rreth orës 22:30 .

“Rahovec,21.10.2023-20:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Rreth orës 22:30 patrulla policore kishte arritur që ta arrestoj të dyshuarin e lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia e ka cilësuar rastin “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.