Lajme

I shpalluri në kërkim për aksidentin me fatalitet në Pejë, ishte kërkuar nga Policia edhe më 2021

I dyshuari që e shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ku e goditi për vdekje një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes akoma nuk është kapur nga Policia. Policia tashmë e ka identifikuar atë dhe njësitet policore janë në ndjekje të tij. I njëjti nga Policia ishte kërkuar edhe më 2021.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Aaron Rexhaj, 24-vjeçar.


Se personi është në kërkim tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit, duke e publikuar edhe fotografinë e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thotë njoftimi i Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rexhaj nga Policia ishte kërkuar edhe më 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Atëherë Policia e kërkonte për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.