I riu serb që u lirua sot fotografohet në kufirin Kosovë – Serbi
Nikolla Nedelkoviq nga Beogradi është nisur për në shtëpi ka thënë avokatja e tij Jovana Filipoviq për mediumin “Kossev”.
Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të tij në një pikë kufitare. Për shkak të mbylljes së kufirit në Merdare, “Kossev” raporton se Medelkoviqit i është dashur të kalojë nga pika kufitare në Mutivodë.
I riu serb ishte arrestuar këtë në fund të qershorit, në Gazimestan, për nxitje të urrejtjes. Sipas Policisë së Kosovës, ai kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “vrite shqiptarin”.
Gjykata e Apelit e ka ndryshuar dënimin që shkalla e parë ia kishte dhënë Nedelkoviqit nga tetë muaj në gjashtë.
Nedelkoviqit i është ndaluar që të hyjë në Kosovë për një periudhë njëvjeçare.