I riu që u gjet dy ditë pasi u zhduk dyshohet se kishte konsumuar domestos, Policia nis hetimet
I riu Agon Misini, nga Shtimja, i cili po kërkohej për dy ditë me radhë nga Policia dhe familja, është gjetur të dielën nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ai fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Sinjali mëson se pasi Policia ka intervenuar, në vendin e ngjarjes u gjet një shishe e mbushur me preparate higjienike (domestos) që dyshohet se 23-vjeçari e kishte konsumuar. Si prova, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe disa shishe të thata të pijeve energjike.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit tashmë kanë nisur, ndërkohë që Policia ka njoftuar se sipas mjekëve gjendja shëndetësore e Agonit është e mirë.
“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.”, njoftoi Policia.
U raportua i zhdukur tash e dy ditë, gjendet 23-vjeçari nga Shtimja – kjo është gjendja shëndetësore
Gjatë ditës së djeshme, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar momentin e gjetjes së të riut.
Momenti kur u gjet i gjallë 23-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i zhdukur (VIDEO)