Lajme

I riu nga Mitrovica merr rrugën e gurbetit, vëllai i tij nuk arrin ta bind që mos ta lëshojë Kosovën

Ikjet e të rinjve tashmë janë bërë trend që sjellë lajme të këqija për vendin tonë, shkruan Gazeta Online VeriuInfo.

Një i ri nga Mitrovica ka vendosur ta lëshojë vendin për të marrë një rrugë tjetër në gurbet.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i tij.

Postimi i plotë:

Trendit të ikjes për në mergim ju bashkua edhe vëllau im, të cilin e kisha të vetmin dhe me të cilin qëndruma bashkë në ditët e mira e të veshtira. Me dhjetra herë ka shpreh interesim për ta marë këte rrugë por kam arrit që ta bindi se nuk është e duhura përkundër veshtersive që kishim. Sot kur e mori këtë rrugë ishim më të fortë se kurrë më parë,por kësaj here nuk arrita që ta bindi të qëndroj as vetë nuk e di pse.!
Unë i deshirova cdo të mirë në jetë me shpresen që një ditë ky vend do të jetë motivi për tu kthyer rinia pa të cilën nuk ka vlerë kjo tokë.!