Lajme

I publikojnë emrin si kanditat i PDK-së për deputet, Nuredin Lushtaku e dematon lajmin

Gjatë ditës së djeshme në media u aludua se ish deputeti dhe ish nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku do të kandidoj si deputet nga radhët e PDK-së.

Ky i fundit sot ka mohuar këtë gjë duke thënë se ky lajm është tendencioz nga vetë subjekti në fjalë.

Postimi i plotë:

Pas një lajmi të publikuar dje nga portali Rajoni, se gjoja unë do të jem kandidat i mundshem për deputet nga radhet e PDK-së, e kam për obligim të ju njoftoj se ky është një lajm i pavërtetë dhe tendencioz, i cili e ka burimin te disa individë brenda PDK-së në Skënderaj, të cilët nuk po munden në asnjë formë t’i thyejnë përkrahësit e IDEALIT, dhe kësisoj po përdorin politika propaganduese për të krijuar mjegull tek qytetarët e Skënderajt.

Andaj, nëpërmjet këtij reagimi i bëj thirrje të gjithë përkrahësve të IDEALIT që të vazhdoni të qëndroni stoikisht dhe të pathyeshem sepse rruga jonë politike do të vazhdojë përpara duke u mbështetur mbi parime të ndershme politike, dinjitet dhe në interesin e qytetarëve të Skënderajt.
Çdo vendim politik për rrugën e IDEALIT në zgjedhjet nacionale te 9 Shkurtit 2025 do të jetë i përbashkët dhe në interesin e qytetarëve të Skënderajt.
Asnjëherë nuk do të marr vendime pa u konsultuar me secilin anëtar të IDEALIT.
N.L