I jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq mbrëmë në aksidentin e rëndë në Podujevë
Sot i jepet lamtumira e fundit të riut Qëndrim Boshnjaku, i cili si pasojë e aksidentit tragjik në Sfeqël të Podujevës, së bashku me një familjar të tij humbën jetën pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra.
Njoftimin për ceremoninë e varrimit të tij e kanë bërë familjarët, të cilët bën të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Batllavë, në orën 18:00.
“Të ndëruar familjarë,miq, shokë dhe dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojmë se me datë 16.09.2023 ndrroj jetë djali i axhes tonë Qendrim Boshnjaku.
Varrimi do të bëhet me 17.09.2023 në orën 18:00 në varrezat e fshatit Batllave (te Boshnjakt).
Me pikëllim: Familja Boshnjaku!”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.