Hysni Gucati mbërrin në vendlindje pas lirimit nga Haga
Hysni Gucati mbërrin në vendlindjen e tij pas lirimit, nga Gjykata Speciale, dhe ai është pritur ngrohtësisht nga familjarët bashkëluftëtarë e miq, transmeton InLajmi.
Kujtojmë se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar lirimin me kusht të Hysni Gucati.
Në një njoftim të lëshuar sot, bëhet e ditur se Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Hysni Gucatit për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim.
“Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Gucati u dënua janë padyshim të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij”.
Tutje thuhet në njoftim se Kryetarja konstatoi se z. Gucatit pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës.