Humb jetën një grua në Gjinekologji
Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren.
Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë.
“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia.