ShowBiz

“Haxhi Pishmani” i kthehet muzikës? Publikon pesë këngë për njëherë në YouTube

Më 22 gusht, reperi i famshëm Fero, njoftoi se si shkas i orientimit në fenë islame po lë përfundimisht muzikën, lajm ky i cili bëri bujë në media, e nuk la pa u komentuar edhe nga një numër i madh i qytetarëve, raporton Sinjali.

Gjatë tërë kësaj kohe, ai vazhdimisht surprizoi publikun me lëvizjet që bënte, deri aty sa ndërroi edhe emrin, nga Feronit, në Khattab.

Edhe sot, ai po vazhdon me ‘surpriza’, ku pas thirrjeve të cilat i bëri që më as mos t’i dëgjohen këngët e tij që i publikoi dikur, ai çuditrisht para rreth dy ore ka publikuar jo një, por pesë këngë të reja në kanalin e tij në “YouTube”.


Të pesë këngët janë bashkëpunim me reperin The Mike, teksa Fero ose tashmë Khatabbi vetë nuk është deklaruar ende për publikimin e tyre.

Kujtojmë se, gjatë një dalje televizive pas ndryshimit drastik në stilin e jetesës, ai deklaroi se kanali i tij në “Youtube” tashmë menaxhohej nga një shok i tij.