Lajme

Hamza “kopjon” Kurtin për 100 eurot, dërgon propozim në Kuvend për familjet mitrovicase me asistencë sociale – ekzekutimi pritet të bëhet pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vikendin e kaluar kryeministri Kurti tha se Qeveria ka marrë vendim të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët 0-16 vjeç. Ky veprim i tij mori kritika të shumta në oponionin publik, duke e cilësuar si formë e blerjes indirekte të votave.

Madje, Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin 4 vjeçar të saj.

Por pavarësisht këtyre kritikave, ndihmë prej 100 euro për kategori të caktuara në prag fushatës zgjedhore po planifikon të ndajë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është kandidat i PDK-së kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ka marrë “dritën e gjelbër” për procedim tutje edhe propozim – vendimi për subvencionim të përfituesve të familjeve nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Kjo pikë e rendit të do të shqyrtohet për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Veriu.info mëson se përmbajtja e pikës “propozim – vendimi për subvencionim të përfituesve të familjeve nga skema e ndihmës sociale”, është që t’iu ndahen nga 100 euro gjitha familjeve që përfitojnë ndihmë sociale.

Në vitin 2022 dhe 2023 Komuna e Drejtuar nga Hamza kishte ndarë nga 100 euro pët familjet që marrin asistencë aociale, mirëpo këtë vit akoma kjo ndihmë nuk është realizuar.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në mbledhje e radhës të Kuvendit Komunal që do të mbahet me 26 dhjetor (e enjte), edhe nëse miratohet ky propozim vendim, nuk do të ketë mundësi të shpërndahet kjo mbështetje financiare gjatë këtij viti.

Duke pasur parasysh në mundësia e pagesave nga buxheti i konsoliduar i Kosovës nis të bëhet tek në fund janarit, atëherë i bie që kjo pëkrahje financiare për familjet me asistencë sociale të Mitrovicës mund të ekzekutohet vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit