Lajme

Hallakamë në familjen Gerguri: 58-vjeçarja denoncon fëmijët e kunatit, thotë se e rrahën

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat, por edhe anëtarët tjerë që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një zënkë familjare ka ndodhur edhe mbrëmë në familje Gerguri në Vushtrri, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht gruan e xhaxhait të tyre.

Sinjali mëson se 58-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, duke thënë se dy fëmijët e kunatit të saj e kanë rrahur. Bazuar në dëshminë e saj, gjithçka dyshohet të ketë ndodhur lidhur me një kontest pronësor.

Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm’.