Lajme

Hallakamë në familje: 57-vjeçari kërcënon bashkëshorten dhe djalin, u shpall ‘luftë’

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari. E në shumë raste, konfliktet tejkalojnë muret e shtëpisë, duke u dashur me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur dje në Pejë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Sinjali mëson se gruaja bashkë me djalin e saj kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku kanë deklaruar se gjatë kohës që po qëndronin në një lokal ku 27-vjeçari zhvillon biznesin e tij, kryefamiljari ka shkuar atje dhe i ka shqetësuar.

Bazuar në dëshminë e viktimave, 57-vjeçari i ka kërcënuar duke u thënë se lufta mes tyre sapo ka filluar, teksa u ka kërkuar edhe para.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.