Lajme

“Haku askujt nuk bënë t’i hahet, kështu më mëson Allahu”, pas 6 viteve u kthen borxhin në Super Viva në Lipjan

Një ngjarje interesante ka ndodhur në një market në Lipjan.

Një qytetar kishte marrë gjëra në marketin Super Viva në këtë qytet dhe kishte dalë pa paguar.

Pas 6 vitesh, ai në po të njëjtin market ua ka kthyer borxhin, duke ua lënë edhe një letër së bashku me paratë në vlerë prej 50 eurosh.

“Para 6 viteve kam marrë diçka dhe kam dalur pa pguar dhe haku askujt nuk bënë t’i hahet. Kështu më mëson Allahi dhe i Vetëm, këto ju takojnë juve 50€”, thuhet në mesazhin e birxhliut të siguruar nga ATV. /atvlive.tv