Hajni hyn me armë në market, punëtorët e rrëzojnë për tokë (PAMJE)
Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para nga arka e një marketi, të hënën në Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës, tre punonjësit e marketit njoftuan Policinë për rastin, derisa kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin.
Policia ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator.
“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “grabitje e armatosur”.