Lajme

Gruja nga Mitrovica e denoncon në polici burrin dhe prindërit e tij – thotë se po ushtrojnë dhunë psikike ndaj saj

Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Mitrovicë të hënën.

Sipas raportit policor, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me dy prindërit e tij po shkaktojnë dhunë psikike ndaj saj.

“Mitrovicë 13.03.2023-16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar së bashku me dy prindërit e tij janë duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti është në procedurë të rregullt.