Gruaja që vdiq pas të shtënave në Prishtinë ishte në automjet pranë shtëpisë së saj
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ku nga të shtënat me armë zjarri dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Siç njofton policia, njëri nga viktimat ka vdekur mbrëmë, teksa viktima e dytë grua e moshës 48-vjeçare ka vdekur sot në QKUK.
Policia thekson se ajo nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast.
“E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”.
“Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.
“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast”.
“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur : E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur”.
Policia bën me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë