Lajme

Gruaja nga Dragashi që akuzohet se e mbyti kunatën — Vëllai i viktimës dëshmon kundër të akuzuarës: Bukë i jepte sa me mbajt shpirtin… motra ma pati rreh edhe gruan

Nazire Abdyli është deklaruar e pafajshme në lidhje me akuzën e vrasjes së kunatës së saj, Saime Domozeti, në fshatin Kuk të Dragashit. Ndërkaq, dëshmitari Selam Abdyli, vëllai i viktimës ka deklaruar se motra e tij nuk është trajtuar mirë.

Saime Domozeti 67 – vjeçare dyshohet se u godit me mjete të forta të cilat sipas Prokurorisë edhe i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Rasti ka ndodhur më datë 23 dhjetor 2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Sipas aktakuzës, e dyshuara e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës e cila ishte e shtrirë në një dhomë të shtëpisë me një dru ahu, me një pjesë të laminatit dhe me një dërrasa të llamperisë e godet në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrë duke i shkaktuar gjakderdhje në tru.

Lidhur me këtë, të premten, Nazire Abdyli pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ervehe Gashi ka dhënë versionin e saj.

“Veprën unë e kam pranu që më ka ra prej duarve, por me rreh unë nuk e kam rreh shumë, veç dy herë. I kam ra qetu dy herë, lëndime të lehta, për mos me u çu ajo prej vendit.. Po e pranoj që e kam rreh, që i kam ra dy-tri herë, por jo për me pranu që e kam myt ose që i kam ra në kry” – ka thënë e akuzuara Abdyli.

Video🔽