Lajme

Gruaja në Fushë Kosovë tentoi ta hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar

Sot në Fushë Kosovë dyshohet se një nënë ka tentuar ta mbysë djalin e saj 6-vjeçar.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar foto nga atje. Në rrugë është vendosur një shirit i policisë ku po qëndron edhe një ambulancë.

Gazeta Express raporton se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

Siç merr vesh gazeta, gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, kuptohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.