Lajme

Gruaja kërcënon bashkëshortin e saj, ai kërkon ndihmën e Policisë

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi bashkëshortja e tij e ka kërcënuar përmes telefonit.

Njësitë policore kanë marrë veprimet hetimore që të lokalizojnë vendndodhjen e të dyshuarës, e cila ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.